Është  kërkuar gjak zero negativ për të cilin ka nevojë

Është  kërkuar gjak zero negativ për të cilin ka nevojë

Në Kërçovë sot u mbajt aksion i jashtëzakonshëm i dhurimit të gjakut. Aksionin e organizuan Organizata komunale e Kryqit të Kuq dhe Kabineti i Institutit për transfuziologji.

“Në këtë aksion dhurues të gjakut ishin kryesisht njerëzit humanë, të cilët e kanë grupin e gjakut zero negativ. Deri në këto momente kanë dhuruar gjak gjashtë persona. Zakonisht edhe gjatë çdo aksioni të dhurimit të gjakut i pranishëm ekipi ynë mjekësor. Ne si organizatorë jemi të kënaqur nga jehona, sepse kemi kërkuar kryesisht zero negativ për të cilën ka nevojë momentalisht”, tha dr. Valbona Neziri.

Aksioni i dhurimit të gjakut është zbatuar në hapësirat e Kabinetit për transfuziologji, shkruan TV21./21Media