Aksion i policisë dhe doganës në Leposaviq, dyshohet për mallra të kontrabanduar

Policia dhe Doganat sot po e zhvillojnë një aksion në një depo në Leposaviq.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Poicisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për portalin rtv21.tv se dyshohet se aty ka mallra të kontrabanduar.

Elshani tha se nuk ka të arrestuar.

“Sot në orët e paradites policia ka pranu informacion në lidhje me dyshimin se në një magazinë (depo) në Leposaviq mund të ketë mall të kontrabanduar. Policia ka shku aty dhe së bashku edhe me krimet ekonomike dhe doganen janë duke e kry punën e tyre. Biznesi është i regjistruar por po shikohet për mall të kontrabanduar”, tha Elshani./21Media

Back to top button