Janë arrestuar dy persona

Janë arrestuar dy persona

Një aksion i radhës i Prokurorisë së Pejës ka rezultuar me konfiskimin dhe asgjësimin e një sasie të madhe të mishit, pas bastisjes të disa lokaleve.

Sipas Prokurorisë, një sasi prej mbi 1 mijë e 500 kilogram mish është konfiskuar pasi nuk i ka plotësuar kushtet për konsum e pastaj është dhënë urdhër që mishi të asgjësohet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me kërkesë të prokurorisë së Pejës janë bastisur disa lokacione nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektoret e AVUK, gjatë bastisjes janë konfiskuar mbi 1500 kilogram mish dhe asgjësuar pas vlerësimit të zyrtareve të AUV”, tha Nikçi për kallxo.com

Dy persona janë arrestuar lidhur me rastin.

Ndërkohë, të shtunën në Pejë policia ka arrestuar edhe një 55 vjeçar për ‘prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor’.