Aksion i pazakonshëm i Qeverisë së Kinës

Lajmëroni spiunët e huaj, merrni 70 mijë euro!

Banorëve të Pekinit sot ju është ofruar një shpërblim në vlerë mbi 68 mijë euro, nëse ndihmojnë autoritetet në zbulimin e aktiviteteve të spiunëve të huaj, të infiltruar në Kinë.

Qytetarët mund të shpërblehen me këtë shumë, nëse autoriteteve i ofrojnë informata për infiltrim apo për vjedhje të informatave, shkruan rtv21.tv
Kjo iniciativë u publikua në gazetën e Partisë Komuniste, si pjesë e iniciativës së re kundër spiunëve të huaj, shkruan

Zyrtarët e shërbimit për siguri publike lëshuan një kumtesë, në të cilën u theksua se shpresojnë se qytetarët e thjeshtë do të ndihmojnë në ndërtimin e një muri të madh, i cili do të ndihmonte për të mbrojtur Kinën nga tradhtarët dhe spiunët.

Si kryeqytet kulturor dhe politik i Kinës, Pekini është shndërruar në njëdestinacion të preferuar për spiunët e huaj dhe forcat tjera armike, të cilat synojnë të destabilizojnë Kinën, u theksua më tutje nëkumtesë./21Media

Back to top button