Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë u mbajt një aksion simbolik në shenjë solidarizimi me protestat në Tiranë, pas rrënimit të Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Me thirrjet “Muret i shembët, por jo Teatrin”, “Unë jam Teatri”, të dielën para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, dhjetëra qytetarë e artistë për më shumë se 10 minuta kanë qëndruar me pankartat në duar, duke respektuar distancën fizike, në shenjat e kuqe që janë bërë te sheshi “Skënderbeu”, në kryeqytet.

Aksion simbolik para Teatrit Kombëtar

Aksion simbolik para Teatrit Kombëtar

Gepostet von RTV21 am Sonntag, 17. Mai 2020

Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë”, Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, kanë anuluar shfaqjen “Skënderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kuadër të kalendarit online.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti reagoi pas rrënimit të Teatrit, teksa u shpreh se arkiva e një populli duhet të mbetet e paprekur nga regjimet./21Media