Komandanti i stacionit policor në Prikep është mes të arrestuarve në aksionin e madh policor në të cilin u konfiskua drogë në vlerë mbi 800 mijë euro, njofton SDK.

Për aksionin gjatë pasditës njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovsk. Ai nuk tregoi për qytetin ku është kryer aksionin, por bëri të ditur se mes të arrestuarve është një nëpunës policor.

Spasovski ka bërë të ditur se aksionin anti-drogë është duke u realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për luftë kundër narkotikëve – DEA./TV21