Aksioni për fajde në Gjakovë, 5 të arrestuar, dy në arrati

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje rreth aksionit të së martës kundër fajdeve. Bëhet e ditur se janë arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Fajdesë ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati.
Aksioni është zhvilluar në 10 lokacione. Gjatë bastisjes janë gjetur ne cilësi të provave materiale dhe sendeve të dyshuara, dhe janë sekuestruar gjashtëmbëdhjetë (16) vetura, dy (2) moto çikleta, 5 (pesë) armë të llojeve të ndryshme, USB-ja, telefona, dokumente, kontrata, regjistra, para dhe prova tjera, ku dyshohet se janë të përfituara me kryerjen e veprës penale të fajdesë.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) të pandehurve në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku pritet që gjatë ditës të mbahet seanca dëgjimore në lidhje me kërkesën e prokurorisë./21Media

Back to top button