Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për ngritjen e aktakuzave kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Në shkrimin e Reuters, thuhet se Zyra e Prokurorit të Specizuar në Hagë ka bërë të ditur të mërkurën se kanë dorëzuar aktakuzën në Dhomat e Specializuara kundër presidentit Hashim Thaçit dhe “të tjerëve”, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë gati 100 vrasje.

Aktakuza është “rezultat i një hetimi të gjatë dhe reflekton përcaktimin e SPO (Zyra e Prokurorit Special) se ai mund të vërtetojë të gjitha akuzat përtej një dyshimi të arsyeshëm”, tha SPO në një deklaratë, raporton Reuters.

Associated Press raporton se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe nëntë ish’ushtarë të UÇK-së, po akuzohen nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për krime gjatë luftës.

Presidenti i Kosovës dhe nëntë ish luftëtarët e tjerë separatistë u akuzuan për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe për krime lufte, përfshirë vrasjen, nga një gjykatë që hetonte krimet kundër serbëve etnikë gjatë dhe pas luftës së pavarësisë së Kosovës 1998-99 me Serbinë“.

Lajmi për ngritjen e aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit kanë shkruar edhe The New York Times, European Western Balkans, e të tjera.