Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po mban një deklaratë në Kuvend lidhur me aktakuzat për krime lufte dhe ndaj njerëzimit, të ngritura ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Rama deklaroi se të gjithë mbetën të befasuar nga këto aktakuza.

”Të gjithë mbetën të befasuar nga aktakuza. Drejtësia është drejtësi dhe nuk është drejtësia në vetvete dhe as kërkimi i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vetë Kuvendit të Kosovës që ngre pikëpyetje të mëdha, të rënda, të papranueshme në heshtje, por është lexim i tekstit të shpërndarë në mbarë botën për të lajmëruar një proces gjyqësor ndaj dy prej figurave historike të luftës dhe të paqes në Kosovë.”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit i ngjan një fletë rrufeje të revolucionit kulturor kinez. Ndër të tjera, Rama tha se nuk është hedhur baltë mbi dy emra, por mbi Kosovën dhe shqiptarinë.

‘Një tekst i shkruar, i cili edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik, për ne që e kemi jatuar në rininë tonë atë kohë, i ngjan një fletërrufeje të revolucionit kulturor kinez, ku fryma dikredituese asgjëson vetë prezumimin e pafajësisë. Dhe pikërisht kjo e kthen atë teskt në një rrugë që godet shumë më përtej dy emrave të përveçëm.

Duke e shpërndarë atë nëpër krejt botën, sot e zvogëluar prej shpejtësisë së vrapimit të lajmeve, një njoftim ku nuk është se hidhet një baltë marramandëse thjesht mbi Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, as mbi UÇK-në, por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë.”, deklaroi ai./oranews