Aktakuzë kundër të pandehurit N.B për “Sulm seksual”
29 Shtator 2020
Prokuroria Themelore e Pejës sot informoi se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, N.B., për shkak të veprës penale “Sulm seksual”.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri N.B., me datë 12 gusht të këtij viti , në ora 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, i pandehuri cyt të dëmtuarën që ta prek për qëllime seksuale, pa pëlqimin e saj, derisa viktima arrinë të largohet nga i pandehuri dhe kërkon ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë , e me pas e raporton rastin në Policinë e Kosovës.”, informoi prokuroria.
Me këto veprime, sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale “Sulm seksual”.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin t’a shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.”, bëri të ditur më tutje prokuroria përmes komunikatës./21Media