Aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitit

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.P. për veprën penale: Vrasje e rëndë, dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.P. me datën 09.11.2015 rreth orës 14:30 në bjeshkët e Strellcit të komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore ka privuar nga jeta të ndjerën Donjeta Pajazitin. Derisa e ndjera ka qenë duke shkuar në punë në këmbë, aty kalon i pandehuri N.P. me veturën e tij, e merr të ndjerën, e dërgon në bjeshkët e lartcekura, ku fillimisht e privon nga jeta duke shtënë dy herë në kokë të saj, e më pas për të humbur gjurmët të njëjtën e mbulon me disa drunjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. E ndjera gjendet pas më shumë se një muaji e vdekur.

Andaj, i pandehuri me këto veprime ka kryer veprën e lartcekur penale.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit

Back to top button