Aktivistët kundër mbylljes së shkollave, i dhurojnë ngrohëse Ministrisë së Arsimit

Përfaqësues të shoqërisë civile protestuan sot kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri për mbylljen e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme për tri ditë për shkak të temperaturave të ulëta.
“Ligji qytetarëve u jep ngrohje por nuk ua jep Ministria. Jemi këtu për ti sjellë kësaj ministre që nuk menaxhon dot ngrohjen disa ngrohësa modeste”.
“Është situatë dramatike ku nxënësit e shkollave në vend që të ishin duke ndjekur procesin e mësimit janë në shtëpitë e tyre. I ftohti u ka bllokuar aksesin dhe qasjen ën shkollë. Çfarë na duhet digjitalizimi dhe integrimi në BE ku në shkolla mungon gjëja më primare për nxënësit, ngrohja. Shkolla në 2022 janë pa ngrohje. Në shkollat e rretheve nxënësit marrin dru për zjarrin në klasa. Shkoni në Norvegji ku gjysma e vitit është më temperatura nën minus. Nuk e anulojnë mësimin. Nuk është zgjidhja mbyllja e shkollave.”
Ata apeluan Ministrinë dhe Qeverinë që të mos shpenzojnë miliona euro për tableta digjitale, por së pari me ato fonde të sigurojnë ngrohjen për nxënësit e mësuesit, shkruan Ora news
Ndërsa, Ministrja Evis Kushi uroi Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, me ç’rast tha se mbyllja e shkollave u diktua nga kushtet atmosferike. Ajo nënvizoi se për Ministrinë së pari vjen siguria dhe shëndeti i nxënësve.

Back to top button