IPKO Foundation edhe në kohë pandemie nuk e ka ndalur punën, ka realizuar aktivitete të shumta me të rinjtë.

Drejtoresha e programit në IPKO Foundation, Abetare Gojani në “Bon Bon” në RTV21, tregoi për aktivitetet që i kanë realizuar në këtë periudhë si dhe për interesimin e të rinjve për këto aktivitete.

Ndër aktivitetet që i veçoi janë KosLift si dhe Girls in ICT, për të cilën tha se interesimi i vajzave ishte goxha i madh. Gojani në “Bon Bon” në RTV21, deklaroi se rreth 100 vajza kanë qenë pjesëmarrëse në këtë aktivitet online.

“Vajzat në teknologji është një projekt që e kemi goxha për zemër. Kemi marrë shumë më shumë interesim prej të rejave online, sesa zakonisht që marrim në konferencë fikisht, kjo po besoj që e ka bë edhe më të mirë këtë ngjarje”, deklaroi Gojani.

Drejtoresha e programit në Ipko Foundation foli edhe për bashkëpunimin me UNICEF Innovations Lab, të cilin e vlerësoi si një nga partnerët më kredibil./21Media

#BonBon #AbetareGojani tregon se cilat kanë qenë sfidat gjatë aktivitetet online në kohë pandemie

#BonBon #AbetareGojani tregon se cilat kanë qenë sfidat gjatë aktivitetet online në kohë pandemie

Gepostet von RTV21 am Mittwoch, 20. Mai 2020