Seriali "Kara Sevda" po vjen drejt fundit

Seriali “Kara Sevda” po vjen drejt fundit

“Kara Sevda” është njëri ndër serialet më të ndjekur të të gjitha kohërave i cili ka ‘pushtuar’ publikun në të gjitha vendet ku është shfaqur.

Ky serial shfaqet edhe në RTV 21 dhe ka adhurues të shumtë që e ndjekin nga Kosova dhe kudo që e kanë kanalin e RTV 21, shkruan rtv21.tv

Së fundmi Melisa Pamuk e njohur si “Asu” në serial si dhe Hazal Filiz Küçükköse e njohur si “Zeynep” kanë publikuar nga një fotografi në rrjetet sociale të cilat janë realizuar në xhirimet e episodit të fundit të serialit.

Mbetet të shihet se si do të përfundojnë situatat dramatike në këtë serial. Mund t’i ndiqni çdo të mërkurë, enjte dhe premte me fillim nga ora 20:00 në RTV 21./21Media