Ahmeti: Komuna e Prishtinës po pengohet nga niveli qendror për këtë çështje


Ahmeti: Komuna e Prishtinës po pengohet nga niveli qendror për këtë çështje

Para komunës së Prishtinës sot janë mbledhur një grup i aktorëve të kryeqytetit të cilët kanë kërkuar nga komuna e Prishtinës të shpallin konkurs për trupën rezidente të teatrit të qytetit “Dodona”. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një prononcim për Rtv21 ka thënë se komuna e Prishtinës është duke u diskriminuar nga niveli qendror për krijimin e trupës rezidente të teatrit Dodona.(E pergaditi- Abaz KRASNIQI)./21Media