Aktori amerikan viziton kampin ku u vranë të burgosurit ukrainas

Aktori amerikan Steven Seagal është parë duke vizituar një kamp burgu rus në Ukrainë, ku më shumë se 50 të burgosur ukrainas të luftës (PoWs) vdiqën në një sulm në territorin e pushtuar.

Seagal mori nënshtetësinë ruse në vitin 2016.

Në një video që e tregon atë në kamp, ​​Seagal i quan forcat ukrainase “naziste” – duke i bërë jehonë një teme të përsëritur të retorikës ruse gjatë luftës – dhe fajëson presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për urdhërimin e sulmit, transmeton rtv21.tv

Saktësisht çfarë ndodhi në kampin e burgut në Olenivka, i cili kontrollohet nga Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut (DNR), e mbështetur nga Rusia, mbetet e paqartë.

Ukraina thotë se vendi ishte në shënjestër të Rusisë në një përpjekje për të shkatërruar provat e torturës dhe vrasjeve. Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi incidentin si një “krim lufte të qëllimshme rus”.

Nga ana e saj, Rusia tha se kampi u godit nga raketa precize ukrainase./21Media

Back to top button