Njëri nga binjakët që ishin paraqitur në rolin e bebes Oscar në filmin shumë të famshëm “Ghostbusters II” ka bërë vetëvrasje

Njëri nga binjakët që ishin paraqitur në rolin e bebes Oscar në filmin shumë të famshëm “Ghostbusters II” ka bërë vetëvrasje

Henry “Hank” Deutschndorf që ka luajtur rolin e bebes së bashku me vëllain e tij binjak William, e ka vrarë vetën në shtëpinë e tij në Escondido të Kalifornisë javën e kaluar, sipas burimeve të TMZ brenda policisë.

William thotë se Hank ka vdekur pas një beteje të gjatë me çrregullimin skicoafektiv, një kombinim i çrregullimit bipolar dhe skicofrenisë. Ai ka eksperiencuar halucinacione, deluzione, depresion e shumë gjëra tjera dhe ka kaluar çdo ditë duke luftuar për jetën e tij, shkruan rtv21.tv.

Hank dhe William kishin një shkollë të arteve marciale në zonën e San Diegos,

Hank ishte paraqitur edhe në dokumentarin e vitit 2917 me titull: “Cleanin’ Up the Town: Remembering Ghostbusters”.

Sipas mjekut Hank ka bërë vetëvrasje duke varur vetën. William ishte ai që e gjeti, dhe menjëherë thirri ndihmën e shpejtë, mirëpo ishte shumë vonë. Ai ishte vetëm 29 vjeçar./21Media