Aktori dhe prezantuesi i njohur bën të ditur lajmin për vdekjen e djalit të tij

Prezantuesi i televizionit dhe aktori Nick Cannon ndau me audiencën e tij të talk show-t të martën se i biri i tij, Zen, ka vdekur.
“Gjatë fundjavës humba djalin tim më të vogël nga një gjendje e quajtur hydrocephalus, e cila ishte pak a shumë një tumor malinj, invaziv i linjës së mesme të trurit, kanceri i trurit” tha Cannon.
Zen ishte foshnja pesë muajshe i Cannon me modelen Alyssa Scott. Ai ka gjashtë fëmijë të tjerë nga marrëdhënie të tjera.
“Hidrocefalusi është grumbullimi i lëngjeve në zgavrat (barkushet) thellë brenda trurit. Lëngu i tepërt rrit madhësinë e ventrikujve dhe ushtron presion mbi trurin” sipas Klinikës Mayo.
Cannon tregoi se ai e kaloi fundjavën me djalin e tij në Kaliforni dhe tha jo vetëm që pamë diellin duke lindur, por edhe perëndimin e diellit.
Aktori solli gjithashtu terapisten dhe prezantuesen televizive, Laura Berman për të diskutuar pikëllimin e humbjes së një fëmije.
Berman kishte bërë të ditur se djali i saj Samuel vdiq nga një mbidozë aksidentale e drogës në moshën 16-vjeçare./21Media

Back to top button