Ylli i filmit indian, Chiranjeevi Sarja ka vdekur nga një sulm në zemër në moshën 39 vjeçare.

Sarja vdiq të dielën në një spital privat në Bengaluru, Indi, pasi u ankua se kishte dhimbje të forta në gjoks dhe kishte vështirësi në frymëmarrje.

Aktori Bollywood-ian ishte më i njohur për rolet e tij në 20 filma, përfshirë “Amma I Love You” të vitit 2018, transmeton rtv21.tv.

Chiranjeevi u bë i famshëm në vitin 2009 pasi u paraqit në Vayuputra dhe më vonë në “Whistle” dhe “Amma I Love You”.

Vetëm këtë vit ai pati tre filma të publikuar.

Kryeministri i Karnataka në Indi, konfirmoi vdekjen e aktorit në Twitter të hënën në mëngjes./21Media