“Aktori i Evropës 2022”, Azemi tha se nuk kanë kursyer në atë që ka kërkuar projekti

Në Prespë të Maqedonisë së Veriut është mbajtur festivali ndërkombëtar i teatrit “Aktori i Evropës”, me ç’rast shfaqja nga Kosova “Katër epoletat” ka rrëmbyer tri çmimet kryesore të festivalit.
Ismet Azemi ka fitur çmimin kryesor të festivalit: “Aktori i Evropës 2022”, Basri Lushtaku, çmimin për aktrim “Dionisi i Prespës”, ndërsa, Haqif Mulliqi ka marrë çmimin “Regjisori më i mirë i festivalit 2022”.
Aktori Ismet Azemi, sot në RTV21 u shpreh se me shokun, mikun e tij, regjisorin, dramaturgun Haqif Mulliqin kanë pasur suksese, të cilat u janë kthyer me shpërblime, gjithandej botës ku kanë marrë pjesë.

Ai tha se është mirënjohës ndaj atyre që e kanë vlerësuar me çmimin “Aktori i Evropës 2022”.
Azemi shtoi se nuk kanë kursyer në atë që ka kërkuar projekti./21Media

Back to top button