Një histori e veçantë

Një histori e veçantë

“Miracle in Cell No 7” apo në turqisht “Yedinci Kogustaki Mucize” është një ndër filmat më të ndjekur aktualisht.

Një ripërpunim i filmit koreano-jugor të vitit 2013 me po të njejtin emër, ka një storie sa të dhimbshme po aq të ngrohtë për lidhjen mes një babai dhe vajzës së tij. Me regji të Mehmet Ada Öztekin, në këtë film shkëlqen Nisa Sofiya Aksongusi, një vajzë e vogël e dëshpëruar për të rikthyer në shtëpi përsëri babanë e saj të akuzuar rrejshëm për një vrasje, i cili gjithashtu është me aftësi të kufizuara mendore (rol i luajtur nga Aras Bulut Iynemli), transmeton rtv21.tv

Aktori së fundi foli për suksesin që pati ky film dhe për dashurinë e madhe ndaj këtij filmi. “Udhëtimi i “Miracle in Cell No.7″ (7. Koğuştaki Mucize) filloi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekullinë e tij. Ai arriti te shumë njerëz në të gjithë botën në ditët më të vështira. Le t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër me dashuri. Faleminderit për interesimin. Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt”, shkroi ai në Instagram.

 

View this post on Instagram
” width: 0px; border-top: 8px solid #F4F4F4; border-right: 8px solid transparent; transform: translateY(16px);”>

 

The journey of “Miracle in Cell No. 7” (7. Koğuştaki Mucize) started with love. We loved our story so much. Our movie continues to create its own miracle. It reached many people all around the world in the most difficult days. Let’s hold on to each other with love. Thank you for your interest. Stay healthy and safe… / 7. Koğuştaki Mucize’nin yolculuğu sevgiyle başladı. Hikayemizi çok sevdik. Filmimiz mucizesini yaratmaya devam ediyor. Bu en zor günlerde dünyada birçok kişiye ulaştı. Sevgiyle bağlanalım birbirimize. İlginiz için teşekkür ederiz. Sağlıklı ve güvende kalın… #miracleincellno7 #yedincikoğuştakimucize #milagroenlacelda7 #lingolingo

A post shared by Aras Bulut İynemli (@iynemliarasbulut) on

Ova dhe babai i saj, Memo jetojnë një jetë të lumtur. Çrregullimi kongnitiv i Memos ndikon që ai të sillet sikur fëmijë. Historia fillon nga një çante shpine, e cila sjell një tornado të ngjarjeve fatkeqe. Një incident i çuditshëm çon në një keqkuptim të madh, duke ndikuar që Memo të burgoset.

Memo është akuzuar rrejshëm dhe dhe u burgos për rrëmbimin dhe vrasjen e vajzës së një oficeri ushtarak dhe pjesa tjetër e filmit dëshmon lidhjen e babait dhe vajzës. Kjo storie prekëse do t’ju bëjë të qani dhe qeshni, përderisa i përjetoni momentet e Ovas dhe babait të saj dhe sfidat në të cilat kalojnë përgjatë ndarjes së tyre, përcjell rtv21.tv

Filmi shfaq po ashtu torturat që Memo i përjeton përgjatë periudhës sa është në burg dhe ngrohtësinë që ia dhurojnë të burgosurit kur e kuptojnë gjendjen e tij dhe mënyrat që i gjejnë ata për t’i ribashkuar babë e bijë.

Rrugëtimi i Memos për ta dëshmuar pafajësinë e tij dhe përpjekja e vajzës së tij për drejtësi për babain, është vërtetë prekës. Ky film dëshmon fuqinë e dashurisë, ndikimin e akteve të rralla të mirësisë dhe gjetjen e së mirës në të keqen, në çdo pikë të jetës./21Media