Aktori i Bollywood-it, Sonu Sood, pavarësisht rolit të tij në filma, po konsiderohet hero në jetën reale në Indi.

Sood ka ndihmuar mijëra punëtorë emigrantë që ishin të ngujuar si pasojë e Covid-19 në Mumbai, të kthehen në shtëpi.

“S’mund të flija disa netë kur i shihja njerëzit që ecnin me qindra kilometra për të arritur në fshatrat e tyre. Sot po shpërndajmë gjëra ushqimore për 45 mijë njerëz në lagjet e varfëra”, i tha aktori BBC-së.

Dhe qysh nga 11 maji, ai ka aranzhduar qindra autobusë për t’i kthyer migranët e ngujuar në shtëpi./21Media