Aktori i njohur shqiptar, Florian Binaj konfirmoi se është i infektuar me koronavirus. Në një shkrim në Facebook, Binaj tha se nuk ka asnjë simptomë dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore. Më tej bëri të ditur se është në vetizolim.

“Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19. Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.”, shkroi ai mes tjerash.

Floriani njihet për rolin e tij në spektaklin e njohur të humorit, “Portokalli”./21Media