Aktori turk Ozan Guven, i cili njihet për rolin e Rrustem Pashait në seriain “Sulltani i Madhërishëm” është akuzuar se ka rrahur brutalisht të dashurën e tij, Deniz Bulutsuz.

Ajo ka thënë se dhuna ka ndodhur në shtëpinë e Guven në Stamboll, pas një zënke që paraprakisht kishin në shëpinë e miqve të tyre. Aty Ozan ka filluar të qortonte të dashurën në sy të të gjithëve, kur ajo nisi të fliste për ish-të dashurin.

Me të arritur në shtëpi çifti kanë debatuar duke përfunduar në dhunë.

Nga fotot e publikuara Deniz Bulutsuz shihet me sy të nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhami dhe njërin sy me gjak.

Mirëpo siç është shprehur edhe aktori, ai ka marrë dhunë nga e dashura dhe e ka denoncuar.

“Deniz Bulutsuz ka kërcënuar Ozan Guven duke i thënë se do ja shkatërrojë karrierën”, është shprehur avokati i aktorit./21Media