Aktori Hollivudian, Martin Sheen, emri i vëtetë i të cilit është Ramon Gerard Antonio Estevez, u lind në Ohajo të SHBA-ve me 3 gusht në vitin 1940.

Pra ai sot feston ditëlindjen e tij të 80-të.

Sheen, rolin e parë në film e luajti në serinë televizive “The Edge of Night” , në vitin 1956. Kjo seri u shpërblye me çmimin Emi. Ai në këto seri u patraqit me rolin e Roy Sanders.

Megjithatë ai arriti fame me rolin e presidentit amerikan “Jed” Bartlet në dramën hit të NBC , falë të cilit rol edhe u nderua me çmimin Golden Globe në vitin 2001. Ai u shpërblye në lategorinë “aktori më i mirë”.

Sheen në vitet 2001-2002 u shpërblye edhe dy çmime në kategorinë “aktori më i mirë”.

Në pesë vitet e fundit, aktori Sheen është paraqitur me rol në seritë e Netflliks “Grace and Frankie”, bashkë me Llilli Tomllin e Xhejn Fonda.

Ky aktor gjatë viteve është paraqitur me role komplekse, por veçohet edhe për paraqitje me rolin e Capt, në filmin e vitit 1979 “Apocalypse Now” , me regji të Frensis Kopollas. Ky film është nderuar me Oskar, me një çmim Golden Globe dhe një BAFTA.

Sheen ka bërë regjinë e një filmi në vitin 1990. Ai titullohet Candence . Në këtë film, Martin Sheen paraqitet bashkë me bijtë e tij, aktorët Charlli Shin dhe Remon Sheen.

Veç këtij filmi, Martin Sheen ka bërë regjnë e disa dokumentarëve, dhe është aktiv në politikë. /21Media