Perich nuk harron edhe publikun shqiptarë

Perich nuk harron edhe publikun shqiptarë

Nuk ka shumë ditë që është publikuar sezoni i tretë i serialit shumë të ndjekur spanjoll, “La Casa de Papel”.

Ky sezon vetëm në pak ditë ka marrë shikueshmëri të madhe nga audienca, të cilët aktorët e këtij seriali nuk kanë hezituar t’i falënderojnë, përcjell rtv21.tv

Në këtë serial luan edhe aktori serb, Darko Perich, i cili ka falënderuar publikun edhe në gjuhën shqipe. Këtë ai e ka bërë përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 935 mijë ndjekës. “Gracias.Thanks. Hvala. Multumim. Obrigado. Merçi. Grazie. Danke.Teşekkür ederim. Dziękuję.ευχαριστώ. Kiitos. תודה . شكرا . Faleminderit.”, ka shkruar Perich në mbishkrimin e fotografisë ku shihen i gjithë ekipi i serialit.

Dy sezonet e para të këtij seriali shfaqën një grup prej tetë personash që rekrutohen nga një profesor misterioz, me synimin për të bërë grabitjen më të madhe të të gjitha kohërave, vjedhjen e 2.4 miliardë eurove.

Ndërsa sezoni i tretë “La Casa de Papel” paraqet pjesën më të vështirë të rrugëtimit të ekipit, e që është mbijetesa. Sezonin e tretë të serialit mund ta ndiqni vetëm në platformën online për filma dhe seriale, “Netflix”./21Media