Aktori i mirënjohur shqiptar, Florjan Binaj ditë më parë konfirmoi se është i prekur me COVID-19. Përmes një shkrimi në Facebook, Binaj tregoi se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe është në vetizolim.

Sot ai dha lajmin e madh për fansat, bëri të ditur se e fitoi betejën ndaj COVID-19. Falënderoi miqtë e tij për mbështetjen që i dhanë edhe në këto ditë të vështira për të.

“Më në fund, COVID-i më la. Falënderoj të gjithë miqtë dhe mikeshat që qëndruan pranë në këto ditë izolimi”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Florjani njihet për rolin e tij në spektaklin e njohur të humorit, “Portokalli”./21Media