Aktori turk i lodhur nga serialet, ka një porosi për kolegët e tij

Aktori i njohur turk, Mert Fırat po vazhdon të jetë i angazhuar me shfaqjet teatrale.
Në një intervistë Mert tha se po gjen rehati më shumë në teatër sesa në seriale. Ai u shpreh se ndihet i familjarizuar me skenën e teartit dhe projektet teatrale.
“Po punoj për projektet e sezonit të ardhshëm. Nuk kam provuar asnjëherë kaq shumë kënaqësi, përmbushje dhe adrenalinë siç ndodh kur ngjitem në skenën e teatrit, me një publik që i ka sytë nga unë e pret prej meje fjalën dhe veprimin e radhës”.
Duke shtuar se kohët e fundit është lodhur nga serialet, aktori u shpreh: “Është ndryshe kur aktorët që janë trajnuar në seriale televizive, interpretojnë në skenën e teatrit. Ka kaq shumë opsione sot jo vetëm për publikun por edhe për aktorët. Le të gjejë gjithësecili ku përket dhe të jap më të mirën”.
Deklarimet e Mertit për ndikimin pozitiv që aktorët e serialeve sjellin në teatër u vlerësua për t’i dhënë shtysë kolegëve të tij që të provojnë emocione të reja e të mos përfshihen nga monotonia që sjellin serialet./21Media

Back to top button