Aktorja e famshme ukrainase vritet nga sulmet me raketat ruse në Kiev

 
Aktorja ukrainase Oksana Shvets ka vdiq në moshën 67-vjeçare, pasi godina e banimit ku ajo ndodhej në Kiev u godit nga raketat ruse.
Vdekja e Shvets u bë e ditur nga Teatri i të Rinjve, ku ajo ishte pjesë e trupës. Kolegët shprehën dhimbjen për vdekjen e saj.
“Kujtim i ndritshëm për aktoren e talentuar, Nuk ka falje për armikun që ka ardhur në tokën tonë!”, thuhet ndër tjerash në deklaratë.
Aktorja e lindur në vitin 1955, pati një karrierë dhjetëvjeçare në teatër dhe film. Ajo ishte një nga artistet më të arrira të vendit.
Përveç kohës së saj me Teatrin e Rinj, Shvets kishte punuar në Teatrin e Muzikës dhe Dramës në Ternopil dhe në Teatrin e Satirës së Kievit./21Media

Back to top button