Emily Clarke mund ta konfirmojë shumë shpejtë lidhjen e saj

Emily Clarke mund ta konfirmojë shumë shpejtë lidhjen e saj

Një romancë e re si duket ka filluar, bëhet fjalë për aktoren Emily Clarke që luan në rolin e Daenerys Targaryen në “Game Of Thrones”, shkruan ENews.

Ylli i serialit më të shikuar  mbushi 32 vjet këtë të martë, dhe ka festuar me të dashurin e saj të ri, Charlie McDawell. Që të dy e postuan të njejtën foton në Instagram. Fotografia është bërë në plazh duke kapur vetëm hijen e tyre dhe Charlie duke e puthur Emily-n në faqe, Charlie poshtë fotografisë së tij ka shkruar: “Urime ditëlindja E” dhe një figurë zemër, përcjellë rtv.21.tv

McDawell është regjisor dhe djali i aktorit britanez, Malcolm McDawell. Ai ka qenë në lidhje më parë me aktoren Ronnie Mara nga “The Girl With the Dragon Tatto” në vitin 2012./21Media