Aktorja Alyssa Milano tha  se  Covid-19 po i shkakton rënie të flokëve pasi testoi pozitive për antitrupat Covid-19.

Aktorja ka qenë duke luftuar  me virusin në muajin mars, kur tha se filloi të përjetonte ethe dhe dhimbje koke, përcjell portali rtv21.tv

“Mendoja të t’ju tregoja se çfarë u bën # Covid19 flokëve tuaj”, ka shkruar Milano në një video të publikuar në rrjetet sociale.  “Ju lutemi merrni seriozisht këtë.”

Në video ajo tregon furçën e saj të pastër para se të krehë flokët e lagur.

“Unë thjesht kam dashur t’ju tregoj sasinë e flokëve që po më bien  nga koka si rezultat i Covid,” tha Milano në video.

Duke mbajtur një grumbull të madh flokësh para kamerës ajo shtoi, “Një furçim, kjo është humbja e flokëve nga Covid-19. Vëje maskën”./21Media