Ylli i Bollywood-it, Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza e saj kanë rezultuar pozitive në testin për Covid-19.

Vjen një ditë pasi vjehrri i saj Amitabh Bachchan, një nga aktorët më të famshëm të Indisë dhe burri i saj Abhishek u konfirmuan se kishin virusin.

Të dy burrat aktualisht janë në spital në Mumbai. Gjendja e tyre është e qëndrueshme, transmeton rtv21.tv.

Nuk dihet nëse Aishëarya Rai dhe vajza e saj 8-vjeçare Aaradhya janë në spital.

Anëtarët e tjerë të familjes Bachchan përfshirë Jaya Bachchan, gruaja e Amitabh, kane dalur negativë në testin për koronavirus, raportojnë media lokale./21Media