Aktorja e njohur dërzoi dëshmi se u rrah nga burri gjatë karantinës
21 Janar 2021
Aktorja amerikane, Christina Ricci ka treguar se bashkëshorti i saj, James Heerdegen gjatë karantines e ka rrahur atë.
Chrsistina në gjykatë, theksoi se e rrahu atë, e pështyu dhe përdori forma të tjera të dhunës.
Aktorja, tregoi se ka kërkuar divorc më herët por, filloi karantina dhe ‘u gjend e bllokuar në shtëpi me një abuzues të dhunshëm’.
Siç raporton TMZ, Christina gjithashtu dorëzoi disa fotografi në gjykatë, duke treguar lëndimet që mori nga partneri i saj.

Aktorja paraqiti të mërkurën një kërkesë për urdhër ndalimi kundër bashkëshortit James Heerdegen./21Media
