Aktorja e njohur e akuzon regjisorin e saj për përdhunim
8 Nëntor 2019
Thotë se ishte vetëm 18-vjeçe kur ai e përdhunoi
Thotë se ishte vetëm 18-vjeçe kur ai e përdhunoi
Aktorja e njohur franceze, Valentine Monnier e akuzoi regjisorin e njohur, Roman Polanski (fitues i çmimit Oscar), se e dhunoi atë kur ishte 18-vjeçare.
Monnier hoqi dorë nga e drejta e saj për anonimitet, në mënyrë që të përshkruante përvojën e tmerrshme, pak para se Polanski, 86 vjeçar, ta publikojë një film të ri të quajtur “Unë akuzoj”. Ajo tregoi se si ajo kishte frikë se mos do ta vriste regjisori i filmit, pasi ai e dhunoi atë në Gstaad, Zvicër.
Polanski është ende në kërkim në Amerikë pasi u deklarua fajtor për përdhunimin e një nxënëseje 13-vjeçare në 1977 dhe më pas u largua nga vendi, transmeton rtv21.tv
Ajo tha se do ta akuzojë atë për atë që përjetoi në vitin 1975.
Monnier, e cila tani jeton në New York, tha se tani përfundimisht po e tregon këtë rast pas 44 vjetësh, për shkak të hipokrizisë së tij./21Media