Aktorja e njohur ka ditëlindjen, kaq vjet mbushi sot
5 Korrik 2020
Sot është ditë e veçantë për aktoren e njohur dhe shumë të dashur turke, Tuba Büyüküstün, . Aktorja sot ka ditëlindjen dhe mbushi 38 vjet, shkruan rtv21.tv
Aktorja, që është bërë e njohur për publikun shqiptar me rolin e “Filizit” nga seriali “Nën hijën e blinajës” dhe me rolin e “Elifit” nga “Diamante dhe Dashuri”, në ditën e saj të veçantë publikoi një foto në instagram.
Në postimin e publikuar në instagram për 4 milionë ndjekësit e saj, Tuba mes tjerash u shpreh mirënjohëse dhe falënderuese. Ndërkohë, ajo mori urime dhe pëlqime të shumta në imazhin e publikuar.
Tuba Büyüküstün është lindur më 5 korrik të vitit 1982. Ajo konsiderohet gjerësisht si një nga aktoret më të bukura turke, e cila ka marrë disa çmimeve, duke përfshirë pesë çmime televizive. Ajo është një nga aktoret më të njohura dhe më të paguara të Turqisë.
Më 28 korrik të vitit 2011, ajo është martuar me aktorin turk, Onur Saylak në Paris, Francë. Në janar të vitit 2012 ajo ka lindiur dy vajza binjake. Ndërsa, çifti është ndarë më 5 qershor të vitit 2017./21Media