Hande Erçel është ndër aktoret e njohura, e cila njihet edhe nga publiku shqiptar, nga rolet mbresëlënëse në serialet turke.

Aktorja ditët e fundit ka shkuar për pushime në Maldive, nga ku po publikon imazhe tejet të bukura për 20 milionë e 800 mijë ndjekësit e saj në instagram.

Sot, 27 veçarja ka publikuar një imazh tejet të bukur, në të cilin shihet me mbesën e saj, Mavi-n, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, Hande Erçel te publiku shqiptar është bërë e njohur me rolin e “Selinit” nga seriali “Vajzat e Diellit”, ndërsa tani nga publiku njihet me rolin e “Edës” nga seriali “Trokit në derën time”, i cili të shtunën e ka përfunduar sezonin e parë./21Media