Aktorja e njohur turke, Alina Boz e konfirmoi se u infektua me COVID-19. Me një storie në Instagram, ajo tregoi se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

“Gjate kontrolleve rutinë në set, kam rezultuar pozitive me COVID-19. Shëndeti im i përgjithshëm është i mirë dhe trajtimin jam duke e vazhduar në shtëpi. Ju faleminderit shumë”, ka shkruar ajo.

Edhe aktori Kubilay Aka, krah të cilit Alina shkëlqen në rolin kryesor në serialin “Ask 101”, u infektua me COVID-19. Për shkak se të dy dolën pozitiv me COVID-19, xhirimet e serialit u ndalën./21Media