Këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani, pas një pauze të madhe nga muzika, ka publikuar projektin e tij të ri muzikor, me titull ”Fluturojm” shkruan rtv21.tv

Kënga e re e Bertanit është pritur mirë nga fansat e tij. Rikthimin e tij pas disa viteve e komentuan edhe disa prej koelgëve të tij, por kënga e tij duket se ka marrë edhe zemren e aktores të njohur turke Ebru Sahin e njohur si ”Rejani” nga seriali ”Hercai”.

Ebru në Instastory ka shpërndarë këngën ”Fluturojm”, teksa e ka uruar Bertanin për projektin e ri.

Lidhja e akotres me shqiptarët duket se është shumë e fort pasi që Ebru është në lidhje tash e disa vite me basketbollistin Cedi Osmani, i cili ka lindur në Ohër. /21Media