Aktorja e njohur turke: Po mbyll një vit të tmerrshëm

Aktorja e njohur turke, Esra Dermancioğlu ka marrë vëmendjen e të gjithëve me intervistën e fundit.
54 vjeçarja ka rrëfyer se edhe pse gjatë jetës ka kaluar kohë të vështira, asnjëherë nuk ka kërkuar ndihmë nga një psikiatër.
Aktorja që në Kosovë u bë e njohur me rolin e “Mukadesit” në serialin “Fatmagyl”, ka zbuluar se ndihej e lumtur që ky vit po mbaronte, pasi për të kishte qenë një vit i tmerrshëm.
Ajo gjithashtu ka zbuluar se iu është vjedhur një skenar.
“Po, një skenar i imi është vjedhur dhe unë jam prekur shumë nga kjo! Nuk heshta dhe  u ankova aty ku duhej”, rrëfeu aktorja./21Media

Back to top button