Aktorja e njohur turke publikon fotografi kur ishte e re, shikoni sa ka ndryshuar
4 Tetor 2018
"Gylsereni" kujton kohën sa luante në serialin "Pranvera e dytë"
“Gylsereni” kujton kohën sa luante në serialin “Pranvera e dytë”
Nurgul Yesilcay është një nga aktoret e njohura turke, e cila mjaft shpesh është pjesë e mediave rozë, si për jetën private ashtu edhe për atë profesionale.
Nurgul apo siç njihet nga publiku shqiptar si “Gylsereni”, nga seriali turk “Fatet e Kryqëzuara” është shumë aktive në rrjetet sociale, ku për fansat e saj të shumtë publikon imazhe të ndryshme, shkruan rtv21.tv
Sot në Instagram, aktorja ka publikuar një fotografi, përmes të cilës ka kujtuar një kohë nga e kaluara e saj. Kjo fotografi si duket është realizuar gjatë kohës sa aktorja luante në serialin turk të titulluar “Pranvera e dytë”, shkruan rtv21.tv
Me flokë të errët dhe krejt natyrale, aktorja duket se e ka ruajtur mirë veten ani pse sot është 42 vjeçare.
Ndryshe “Gylsereni” u bë nënë në moshën 29 vjeçare nga martesa me Cem Ozar, me të cilin u divorcua në vitin 2011./21Media