Aktorja japoneze fituese e çmimeve Yuko Takeuchi është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Tokio në moshën 40 vjeç.

Policia ka nisur një hetim dhe dyshon se nëna e dy fëmijëve bëri vetëvrasje.

Ajo thuhet se është gjetur nga burri i saj aktori, Taiki Nakabayashi në shtëpinë e tyre në Shibuya Ward.

Vdekja e saj u konfirmua në spital, transmeton rtv21.tv.

Takeuchi ishte një aktore e njohur në Japoni, pasi ishte shfaqur në shumë filma dhe seriale televizive gjatë karrierës së saj.

Ajo luajti një rol “Sherlock Holmes” në serialin “Miss Sherlock të HBO 2018”, i cili u transmetua në disa vende përfshirë SHBA-në.

Ajo gjithashtu fitoi çmimin si aktorja më e mirë në një kategori të roleve kryesore tre vjet me radhë, midis 2004 dhe 2007, në Çmimet e Akademisë Japoneze.

Edhe pse vetëvrasja nuk është konfirmuar në rastin e zonjës Takeuchi, Japonia ka një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve në botë megjithëse shifrat kanë rënë që kur u prezantuan masat parandaluese në 2015, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë./21Media