42-vjeçarja ka dalë nga spitali dhe po qëndron e vetizoluar

42-vjeçarja ka dalë nga spitali dhe po qëndron e vetizoluar

Danna Garcia e cila në Kosovë njihet për rolin e ”Normës” është prekur nga koronavirusi.

Fillimisht ky lajm është bërë i ditur nga mediat e huaja, të cilat njoftuan se gjendja e saj tashmë është më e mirë dhe ajo tashmë po qëndron e vetizoluar në shtëpi.

Kurse, 42-vjeçarja përmes një postimi ka falënderuar ndjekësit për dashurinë që ka pranuar nga ta në këto ditë jo të lehta për të, teksa ju ka thënë të gjithëve të kenë sa më shumë kujdes. /21Media