Pas lehtësimit të masave ndaj pandemisë, COVID19 të gjitha vendet e mbyllura janë rihapur, megjithatë duke mbetur vendosja e maskës e obliguar në vendet ku nuk mund të mbahet distancimi fizik.

Megjithatë kjo në Kosovë nuk po respektohet aq shumë, andaj besohet se kjo ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të personave të infektuar nga koronavirusi.

Aktorja e njohur kosovare, Aurita Agushi u ka dërguar një mesazh të gjithë atyre që nuk po e respektojnë vendosjen e maskave, duke nisur edhe një hashtag të ri.

Agushi publikoi një fotografi në Instagramin e saj, ku shihet aktorja me maskë duke mbajtur një letër në dorë ku shkruhet “Qite at dreq #maske o dreq”.

Në përshkrimin e fotografisë Agushi e shkruan mesazhin e njëjtë edhe në anglisht.

Aktorja është pjesë e shfaqjeve në teatër por edhe ekranit televiziv. Së fundmi Agushi i është bashkuar trupës së teatrit të Gjilanit./21Media

View this post on Instagram

#wearyourbloodymask

A post shared by Aurita Agushi (@aurita_agushi) on