Aktorja e njohur e “Harry Potter”, Scarlett Byrne dhe Cooper Hefner u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Betsy Rose Hefner.

Ai i tha E!News se vajzën e pagëzuan me këtë emër për nder të gjyshes së tij, Betsy Aldrige-Condrad, e cila vdiq në korrik të këtij viti.

Byrne dhe Hefner e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në nëntor të vitit të kaluar, në një ceremoni në Los Angeles./21Media