Aktorja e njohur Tuba Büyüküstün, e cila njihet nga të gjithë ne me rolet e shumta në telenovelat e famshme turke i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj.

Siç raportojnë mediat turke,  Tuba ka mësuar se në mungesë të saj, partneri Umut Evirgen ka ftuar disa vajza  të njohura të showbizit turk .

Mysafiret e Umut ishin Defne Samyeli dhe vajzat e saj. Ato kanë publikuar foto nga shtëpia e partnerit të Tubës. Pasi e ka marrë vesh aktorja ka bërë sherr të madh me të dhe i ka dhënë fund lidhjes 3-vjeçare.

Megjithatë një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

Tuba paraprakisht ishte e martuar  me aktorin dhe  regjisorin turk, Onur Saylak me të cilin ka dy vajza binjake, Maya dhe Toprak./21Media