Aktorja turke,  Hande Erçel, 24 nëntor feston ditëlindjen e 27-të. Për këtë ditëlindje ajo tha se nuk dëshiron dhurata por ka një kërkesë nga të dashurit e saj.

Hande kërkon që të mblidhen para në fondacionin që ajo ka hapur për të iu dalë në ndihmë personave të sëmur nga kanceri në fon

“Unë e di që kjo sëmundje dëmton pacientët, si dhe të afërmit e tyre, unë kam jetuar … Unë besoj se ne mund t’u ndryshojmë jetën e tyre dhe t’i shërojmë. Unë jam duke pritur për donacionet tuaja pak a shumë me gjithë zemër”, shkroi Hande në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hande Erçel (@handemiyy)

Ajo tha se nëse do të ketë një festë në ditën e saj të veçantë, nuk mund ta imagjinonte një festë më të madhe se kjo.

Aktorja theksoi se nëna e saj humbi jetën nga kanceri në vitin 2019./21Media