Hazal Kaya është njëra ndër aktoret më të kërkuara në Turqi. Ajo arriti të bëhet e njohur për rolet e ndryshme në serialet më të ndjekur.

Ajo dhe bashkëshorti i saj aktori, Ali Atay në muajin dhjetor janë bërë prindër të një djali për herë të parë, të cilin e pagëzuan me emrin Fikret Ali.

Çifti deri tani kanë qenë mjaft të rezervuar sa i përket publikimit të fotografive të djalit. Por, aktorja javën e kaluar për ditën e nënave për herë të parë në Instagram publikoi një imazh të bukur me djalin në duar.

Në Kosovë , Hazal arrit të fitoj famë me rolin e  “Nihalit” te seriali “Dashuri e ndalur”.  Hazali dhe Aliu i thanë po njëri-tjetrit në muajin shkurt. /21Media