Aktorja turke po vuan nga kanceri në mushkëri, flet për gjendjen e saj shëndetësore

Aktorja dhe prezantuesja Billur Kalkavan (59), e cila prej katër mujash po vuan nga kanceri në mushkëri, u deklarua publikisht rreth gjendjes së saj shëndetësore, përcjell portali rtv1.tv
Duke thënë se është në procesin e shërimit, Kalkavan falënderoi edhe ata që e mbështetën dhe tha: “Çdo energji e bukur që dërgoni shëron qelizat e mia”.

“Përshëndetje, tani më lejoni t’ju tregoj për ata që po pyesin për shëndetin tim; Jam shumë mirë, po përmirësohem çdo ditë. Rezultatet janë gjithashtu të mira. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, po shërohem. Edhe qime po me dalin nga koka, por i rruaj vetë se nuk janë akoma të bukura . Kështu që unë po e kaloj këtë sëmundje… Kështu që mos u shqetësoni për këtë. Xhirimet e këtij muaji në Billur TV do të vonohen pak. Fatkeqësisht, sepse më duhet të qëndroj edhe pak në spital. Më falni për këtë. Ne do të xhirojmë rreth 3 muaj, kështu që do të jemi në transmetim sa më shpejt të jetë e mundur. Ju dua shumë, vazhdoj të marr energjitë e juaja të bukura. Çdo energji e bukur që dërgoni shëron qelizat e mia. Faleminderit shumë, shumë.”, është deklaruar ajo në rrjetet sociale.

Aktorja te ne njihet për rolin e Handanit në serialin “Nën hijen e blinajës” i cili është transmetuar edhe në RTV21./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button