Aktorja e njohur turke, Farah Zeynep Abdullah, e cila për publikun shqiptarë u bë e njohur me rolin e “Surës” në serialin “Kurt Seit dhe Sura” ka zgjedhur Shqipërinë për pushime.

Farah aktualisht është duke qëndruar në Sarandë, këtë e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në Instagram.

Bashkë me aktoren në Shqipëri është duke qëndruar edhe i dashuri i saj, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Farah po pushon në Shqipëri. Pasi që ajo edhe vitin e kaluar kishte pushuar në bregdetin shqiptar. /21Media