Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski u dënua me një vjet e gjysmë burg, derisa ish-ministri Mile Janakieski më një vit me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme bën vepër penale. Ky është aktvendimi për lëndën “Dhuna në Qendër”. Gruevski dënohet si porositës i dhunës, ndërsa Janakieskit si organizues i protestës kundër ish kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe pjesëtarëve të këshillit të komunës.

“Në bisedë telefonike me të akuzuarin e dytë Mile Janakieski më 1 korrik 2013 ka kërkuar nga i akuzuari i dytë të organizoj një grup anëtarë të partisë të ushtrojnë dhunë mbi ish kryetarin e Komunës Qender, Andrej Zhernovski, ku më pas i akuzuari i dytë Mile Jankieski  ka dorëzuar kërkesën dhe i njëjti nëpërmjet të dënuarit Tomisllav Lazarov ka dhënë urdhër për kohën kur duhet të seanca e këshillit të organizoj një protestë të dhe njëjtit të ndalojnë punën e këshillit dhe të kryejnë dhunë”, tha Dushko Josifov – Gjykatës.

Prokurorja që përfaqësonte lëndën Fatime Fetai tha se pjesërisht është e kënaqur me aktvendimin e gjykatësit.

“Jam pjesërisht e kënaqur nga vendimi që u shpall. Jam e kënaqur nga pjesë me të cilën gjykata i shpalli fajtor personat për të cilat prokuroria i ngeli në propozim akuzë për arsye se kjo tregon se prokuroria jashtë çdo dyshimi e ka dëshmuar fajësinë e tyre. Mirëpo nuk jam aspak e kënaqur nga pjesa e dënimit dhe arsyet që tregova më herët dhe për këtë do të ketë ankesë nga ana jonë”, u shpreh Fetai.

Ndërsa, avokati i Mile Janakieskit, Elenko Millanov edhe pse pa u konsultuar me Janakieskin tha se do ta ankimojnë aktvendimin e sotëm, sepse siç tha prokuroria nuk shpalosur prova për fajësinë e Janakieskit.

“Besoj që 100% me siguri do ta ankimojmë aktvendimin edhe pse gjithë këtë e them pa u konsultuar me klientin tim, por vlerësoj se edhe detyrimi i tij është që të tregoj se këtu nuk është fajtor dhe se nuk i ka kryer veprat që i ngarkohen dhe se me siguri do ta ankimojmë vendimin”, theksoi Elenko Millanov – Avokat i Mile Janakieskit.

E për Janakiskin ky aktgjykim ishte i pari sepse kundër tij ka edhe 4  lëndë të tjera gjyqësore që  janë në proces siç janë TNT, Titanik, Traektorja dhe Organizatorët e 27 prillit.

Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski. Të lartpërmendurit dënohen më 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë, raporton TV21./21Media